Ndërlidhjet

Ndërpritet prodhimi i vaksinës kundër AIDS-it


Ilustrim

Ilustrim

Për shkak të kufizimeve buxhetore, një zyrtar mjekësor i Rusisë, ka njoftuar se janë ndaluar punimet për prodhimin e një vakisine të re që kishte për qëllim parandalimin e AIDS-it.

Udhëheqësi i Mjekësisë dhe Biologjisë në federatën ruse, Vladimir Uiba, iu ka thënë sot gazetarëve në Moskë, se një vaksinë e prodhuar i ka kaluar disa teste por për shkak të mungesës së financimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha testetet e tjera që janë të nevojshme, janë pezulluar.

Ministrja ruse e shëndetësisë, Veronika Skvortsova, ka thënë në muajin maj të vitit të kaluar, se Rusia deri në fund të vitit 2014, do ta zhvilloj një vaksinë te re kundër AIDS-it.

Sipas Qendrës Feredale për Parandalimin e AIDS-it, rreth 650 njerëz në Rusi, janë të infektuar me Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme (AIDS)

XS
SM
MD
LG