Ndërlidhjet

logo-print

Hetime ndaj aktivistëve në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Komiteti Hetues i Rusisë i ka filluar hetimet ndaj aktivistit të të drejtave civile Mark Galperin, nën akuzat se ai e ka shkelur ligjin përkitazi me tubimet publike.

Avokatja e tij, Alla Frolova, iu ka thënë gazetarëve se në lidhje me akuzat, klienti i saj është njoftuar gjatë ditës së martë.

Komiteti Hetues ka njoftuar disa ditë më parë, se i ka filluaar hetimet kundër një tjetër mbrojtësi të të drejtave civile, Vladimir Ionov, duke e akuzuar atë për shkelje të shumta të tubimeve publike.

Galperin dhe Ionov janë arrestuar më 10 janar teksa kanë mbajtur një parullë "Je suis Charlie" para mureve të Kremlinit.

Ata janë arrestuar teksa e kanë shfaqur solidaritetin e tyre me karikaturistët francezë që janë vrarë gjatë sulmit të militantëve më 7 janar në revistën satirike, Charlie Hebdo.

Pas lirimit të tyre, më 5 janar, të njëjtit ishin arrestuar sërish teksa po merrnin pjesë në një protestë në mbrojtje të opozitarit rus, Aleksei Navalny.

Nëse shpallen fajtorë, dy aktivistët mund të dënohen deri në pesë vjet burgim.

XS
SM
MD
LG