Ndërlidhjet

Afganët: Perspektivë e zymtë ekonomike


Ilustrim
Ilustrim

Një anketë e re tregon se shumica e afganëve, perspektivën ekonomike të tyre e shohin të zymtë dhe duke u përkeqësuar.

Një sondazh i publikuar sot nga Gallup, tregon se 67 për qind e afganëve, besojnë se ekonomia është përkeqësuar, ndërsa vetëm 6 për qind thonë se ekonomia është duke u përmirësuar.

Sondazhi vjen në kohën kur Afganistani në vitin 2014 e ka regjistruar rritjen më të ultë ekonomike që nga viti 2002.

Anketa është realizuar gjatë gushtit dhe shtatorit të vitit të kaluar ndërsa janë anketuar 1 mijë afganë.

Afganët më optimistë jetojnë në krahinat jugore, ku 31 për qind e tyre, thonë se kjo është një "kohë e mirë" për të gjetur punë.

Vetëm 13 për qind e të anketuarve në krahinat lindore dhe qëndrore, thanë se është “kohë e mirë” për të gjetur punë.

XS
SM
MD
LG