Ndërlidhjet

Parlamenti afgan refuzon shtatë nominime


Ilustrim
Ilustrim

Parlamenti i Afganistanit ka bërë me dije se nuk do t’i votojë shtatë të nominuar për kabinetin qeveritar, për shkak të shtetësisë së tyre të dyfishtë.

Ligjëvënësit afganë gjatë ditës së sotme e kanë refuzuar nominimin e Nur al-Haq Ulumi për ministër të brendshëm, si dhe të nominuarin në cilësinë e ministrit të jashtëm.

Të nominuarit për udhëheqjen e dikasterit të drejtësisë, dikasterit të punës, atë të anto-narkotikëve, dikasterin për çështje urbane si dhe të nominuarit për ministrinë e kulturës dhe informacionit, gjithashtu janë refuzuar.

Mohammad Saleh Saljuqi, zëvendëskryetar i dhomës së ulët në parlamentin afgan, ka thënë se në lidhje me këto vendime e kanë informuar zyrtarisht edhe presidentin Ashraf Ghani.

Ghani dhe rivali i tij në zgjedhje Abdullah Abdullah, me gjithë krijimin e institucioneve, tash e tre muaj nuk kanë arritur që ta kompletojnë kabinetin e “qeverisë së unitetit”.

Pas tre muaj të mosmarrëveshjeve, gjatë javës së kaluar, të dy udhëheqësit janë dakorduar për emrat e 27 individëve për poste të larta në Afganistan.

Por, për shkak të shqyrtimit parlamentar, gjysma e tyre ka mundësi që të mos emërohen në postet e nominuara.

XS
SM
MD
LG