Ndërlidhjet

logo-print

Belgjika akuzon personin e gjashtë për terrorizëm


Ilustrim

Ilustrim

Prokurorët belgë kanë njoftuar sot, se kanë ngritur akuzë për terrorizëm kundër një personi të gjashtë, pas bastisjeve të javës së kaluar në Belgjikë.

Personi i cili është identifikuar si Abdelmoumaim H., është rreth të 20-tave dhe është arrestuar të martën nën akuzat për pjesëmarrje në veprimtarinë e një grupi terrorist.

Pesë persona të tjerë të cilët janë arrestuar gjatë bastisjeve të 15 janarit, përballen me të njëjtën akuzë për terrorizëm.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe tre shtetasit belgë Marouan E., Mohamed A. dhe Billel H., ndaj të cilëve tashmë është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tre muajsh.

Gjatë bastisjeve policore në qytetin belg Verviers, janë vrarë shtetasi belg Khalid B. dhe belgo-marokeni Sofiane A..

I identifkuari si El Bali, i cili dyshohet se iu ka dhënë ndihmë terroristëve të cilët po planifikonin sulme ndaj policisë belge, është arrestuar gjatë bastisjeve në disa shtëpi në Verviers.

XS
SM
MD
LG