Ndërlidhjet

Marrëveshje për tërheqjen e armatimit nga lindja e Ukrainës


Pamje nga takimi i së mërkurës në Berlin
Pamje nga takimi i së mërkurës në Berlin

Ministri i jashtëm gjerman, thotë se bisedimet përkitazi me krizën në Ukrainë, të cilat kanë përfunduar mbrëmë vonë në Berlin, kanë rezultuar me arritjen e një marrëveshje për largimin e armatimit të rëndë nga lindja e Ukrainës.

Frank-Walter Steinmeier, këtë marrëveshje e ka bërë të ditur mbrëmë pas katër orë diskutimesh me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, homologun ukrainas, Pavlo Klimkin si dhe ministrin e jashtëm francez, Laurent Fabius.

Steinmeier ka thënë se të gjitha palët, sikurse zyrtarët e qeverisë ukrainase edhe përfaqësuesit e seperatistëve, janë dakorduar që armatimi i rëndë të tërhiqet 15 kilometra nga zona e konfliktit.

Kjo marrëveshje, sipas ministrit gjerman, është një e arritur por, siç ka thënë ai, “nuk ka përparim” në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes së paqes për Ukrainën lindore, pjesë në të cilën seperatistët pro-rusë i kanë luftuar forcat qeveritare për muaj të tërë.

Bisedimet e së mërkurës në Berlin janë mbajtur në kohën kur është raportuar se seperatistët pro-rusë kanë vendosur më shumë armë në një pikë strategjike në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG