Ndërlidhjet

Mbahet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Kubë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Kuba e kanë mbajtur raundin e parë të bisedimeve të nivelit të lartë për rivendosjen e mardhënieve diplomatike në mes të dy kundërshtarëve të Luftës së Ftohtë.

Dita e parë e bisedimeve në Havana i është dedikuar migracionit.

Zyrtarët kubanezë kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që tu jap fund privilegjeve për kubanezët, të cilët e kanë të garantuar lejeqëndrimin amerikan në momentin që hyjnë në tokën amerikane.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë theksuar se politika nuk do të ndryshoj.

Dy ditët e raundit të parë të bisedimeve në Havana janë të parat që kur presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij kubanez, Raul Castro, më 17 dhjetor kanë njoftuar se do të angazhohn për rivendosjen e mardhënieve, mardhënie të prishura qysh në vitin 1961.

SHBA ka vendosur që në disa faza t’i jep fund embargos 53 vjeçare ndaj ishullit komunist.

XS
SM
MD
LG