Ndërlidhjet

Putin nderon me medalje djalin e bashkëpunëtorit


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, ia ka dhënë një medalje shtetërore djalit të udhëheqësit të Rosneft, Igor Sechin, për shërbimin e gjatë në sektorin e karburantit dhe energjisë.

Përmes një dekreti, Putin e ka dekoruar djalin e Igor Sechin, Ivan, me Urdhërin për Merita ndaj Atdheut, medjalje me të ciln nderohen civilët për suksesin e tyre në fusha të ndryshme.

Ivan Sechin, 25 vjeçar, është zëvendësdrejtor i një departamenti që është i fokusuar në projekte të përbashkëta të Rosneft, e cila është kompania më e madhe shtetërore e naftës që udhëhiqet nga babai i tij.

Ivan Sechin punon në Rosneft për më pak se një vit.

Babai i tij është njëri nga njerëzit e afërt të presidentit Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG