Ndërlidhjet

Disa të vrarë nga një shpërthim në Donjeck


Ilustrim
Ilustrim

Seperatistët pro-rusë dhe mediat ruse, raportojnë se së paku pesë njerëz janë vrarë si rezultat i një shpërthimi që ka ngjarë sot në mëngjes në një stacion të transportit publik në Donjeck të Ukrainës, qytet i kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax, e ka cituar njërin nga liderët e vetshpallur të Donjeckut, Eduard Basurin, të ketë thënë se nëntë persona janë vrarë.

Një zyrtar tjetër është cituar të ketë njoftuar për pesë persona të vrarë.

Kanali shtetëror rus, Rossia-24, bën me dije se trëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i sotëm.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet por disa rarporte bëjnë me dije se një predhë e ka goditur një tramvaj apo një autobus.

Më shumë se 4 mijë e 800 persona janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit në muajin prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG