Ndërlidhjet

Plani i Rusisë “për pushtim ushtarak”


Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, thotë se plani i ri i presidentit rus Vladimir Putin, për paqen në Ukrainën lindore, është pak më shumë se një plan për pushtim ushtarak.

Teksa ka folur mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Power ka thënë se “plani rus kërkon që ti legjitimoj përfirimet territoriale”, territore të ndara nga seperatistët e mbështetur nga Moska.

Power këto komente i ka bërë gjatë një takimi të posaçëm të pesëmbëdhjetë anëtarëve të OKB-së, në lidhje me situatën në Ukrainë.

Komentet nga Power janë bërë pas takimit të ministrave të jashtëm në Berlin të Gjermanisë, në kohën kur rebelët pro-rusë i kanë intensifikuar sulmet në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG