Ndërlidhjet

Ushtria tërhiqet nga terminali i aeroportit të Donjeckut


Ilustrim
Ilustrim

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Vladyslav Seleznyov, thotë se forcat qeveritare janë tërhjekur nga terminali i aeroportit të Donjeckut, pozicion të cilin ata e kanë mbrojtur për muaj të tërë në konfliktin me seperatistët në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se disa pjesë të aeroportit kanë mbetur nën kontrollin e forcave qeveritare dhe sipas ministrisë, një betejë është duke vazhduar gjatë ditës së sotme.

Ministria ka njoftuar se 20 ushtarë ukrainas janë tërequr gjatë ditës së djeshme nga ndërtesa që gjendet në terminalin e aeroportit, për shkak se pozicionet e tyre tashmë janë shkatërruar dhe se ushtarët drejtpërsëdrejti i janë ekspozuar sulmeve.

Ministria ka njoftuar sot se së paku gjashtë ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve në 24 orët e fundit.

Ministria poashtu ka njoftuar se 16 ushtarë të tjerë janë plagosur dhe janë marrë nga seperatistët.

XS
SM
MD
LG