Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin 20 migrantë afrikanë gjatë udhëtimit për në Evropë


Ilustrim

Ilustrim

Anijet patrulluese në Maltë e kanë zënë një barkë të vogël indiane të migrantëve me 80 persona në bord, derisa 20 të tjerë raportohet se kanë vdekur gjatë udhëtimit.

Gazeta Times e Maltës, e ka bërë me dije lajmin për vdekjen e 20 personave duke shtuar se Malta dhe Italia jugore, janë pikat kryesore të mbërritjes së migrantëve të cilët vijnë nga Afrika veriore për në Evropë.

Gazeta ka thënë se 80 migrantët e shpëtuar, disa ditë i kanë kaluar mbi det.

Mungesa e ligjit në Libi iu ka mundësuar kontrabandistëve që përmes anijeve të vogla, të synojë dërgimin e qindra personave në Evropë.

Gjatë ditës së sotme, rojet bregdetare italiane e ka ndaluar një anije në të cilën gjendeshin rreth 70 migrantë.

XS
SM
MD
LG