Ndërlidhjet

Yatseniuk i fajëson separatistët për shpërthimin


Kryeministri i Ukrainës, Arseny Yatseniuk
Kryeministri i Ukrainës, Arseny Yatseniuk

Kryeministri ukrainas Arseny Yatseniuk, i ka fajësuar kryengritësit pro-rusë për sulmin vdekjeprurës ndaj një autobusi në qytetin lindor Donjeck.

Sipas kryeministrit Ukrainas, Rusia duhet të mbaj përgjegjësi për këtë rast që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Sot terroristët rusë përsëri kryen vepra të tmerrshme kundër njerëzimit. Rusia mban përgjegjësi për këtë”, ka thënë Yatseniuk gjatë një ceremonie në Kiev.

Administrata ukrainase në rajonin Donjeck, ka njoftuar se së paku tetë persona janë vrarë gjatë shpërthimit në një stacion të transportit publik.

XS
SM
MD
LG