Ndërlidhjet

Afganistani e Turkmenistani diskutojnë për energjinë


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, po qëndron sot në ditën e dytë në Turkemenistan në kuadër të vizitës zyrtare dy-ditore.

Zyra për media e presidentit turkmen, ka bërë me dije se Ghani është takuar gjatë të mërkures me presidentin, Gurbanguly Berdymukhammedov..

Zyra për media ka bërë me dije se dy presidentët kanë diskutuar për ndërtimin e tubacionit të gazit natyror që e lidh Turkmenistanin me Indinë, përmes Afganistanit dhe Pakistanit.

Dy presidentët kanë diskutuar edhe për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhte Turkmenistanin, Afganistanin dhe Taxhikistanin.

XS
SM
MD
LG