Ndërlidhjet

Një vit nga viktimat e para të Euromaidanit


Ilustrim
Ilustrim

Një vit pas vdekjes së tyre, në Ukrainë sot po nderohen viktimat e para të goditjes qeveritare mbi protestuesit në Euromaidan, protesta që rezultuan me rrëzimin e presidentit Viktor Yanukovych.

Qindra njerëz janë mbledhur sot në qytetin perëndimor Lviv në nderim të bjellorusit, Mikhail Zhyzneuski dhe ukrainasit me origjinë armene, Serhiy Nihoyan.

Ata janë lutur për viktimat e para në Ukrainë ndërsa kanë vendosur lule tek varrezat e tyre.

Përmes një marshimi që pritet të mbahet sot në Ukrainë, pritet të shënohet Dita e Unitetit në Ukrainë.

Zhyzneuski dhe Nihoyan janë qëlluar për vdekje në Kiev më 22 janar të vitit të kaluar. Një person i tretë i plagosur të njëjtën ditë, Roman Senyk, ka ndërruar jetë pas tri ditësh.

Numri i të vrarëve nga snajperët apo përleshjet me policinë është rritur pas datës 22 janar.

Në fund të muajit shkurt ishte rrëzuar nga pushteti Viktor Yanukovych. Pas kësaj, Moska e ka aneksuar Krimenë ndërsa konflikti në lindje të Ukrainës akoma vazhdon të jetë i pranishëm.

Deri më tani raportohet për mbi 4 mijë e 800 persona të vrarë.

XS
SM
MD
LG