Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna e rebelëve në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Rebelët e armatosur shiitë vazhdojnë të qëndrojnë të stacionuar jashtë shtëpisë së presidentit jemenas dhe në pallatin në Sanaa, pavarësisht marrëveshjes e cila bën thirrje për tërheqjen e menjëhershme të rebelëve dhe dhënien fund të dhunës.

Pak para mesditës së sotme, kur edhe janë bërë më shumë se 14 orë nga arritja e marrëveshjes, gazetari i Associated Press ka raportuar se i ka parë të armatosur shiitët rebelë jashtë shtëpisë së presidentit Abed Rabbo Mansour.

Nuk ka ende ndonjë sinjal se shefi i stafit të presidencës, i cili është rrëmbyer të shtunën, të jetë liruar, pavarësiht marrëveshjes.

Luftëtarët janë të pozicionuar në pallatin presidencial që nga sulmi në fillim të kësaj jave.

Rebelët Houthis thonë se duan përfaqësim më të mirë në qeveri andaj edhe kanë organizuar kapjen e institucioneve.

Përmes një marrëveshje të arritur, është premtuar se do gjendet zgjidhje konform kërkesave të tyre.

XS
SM
MD
LG