Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim në Somali, vriten disa persona


Ilustrim

Ilustrim

Një sulmues vetëvrasës në një makinë, e ka goditur një hotel në afërsi të pallatit presidencial në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Policia dhe dëshmitarët thonë se disa viktima janë shkaktuar nga sulmi që ka ngjarë sot.

Sulmi i cili është organizuar nga rebelët e grupit Shebab, të cilët edhe e kanë marrë përgjegjësinë, e kanë goditur një portë të një hoteli që është përdorur për pritjen e persoanliteteve.

Sulmi ka ngjarë në prag të vizitës në Somali të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Zyrtari i policisë, Mohamed Adan, ka konfirmuar se makina bombë e ka gopditur portën e hotelit Syl.

Sipas dëshmitarëve, disa persona janë parë të shtirë në vendin ku ka ngjarë shpërthimi, ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i të vdekurve.

Sulmi ka ngjarë në kohën kur janë shtuar masat e sigurisë në prag të vizitës së presidentit turk.

XS
SM
MD
LG