Ndërlidhjet

Poroshenko kundërshton federalizimin


Kryeministri ukrainas, Petro Poroshenko
Kryeministri ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se vendi i tij mbetet shtet “unitar”, me pushtet të fuqishëm qendror në Kiev, dhe se synimet e tij evropiane nuk duhet të vihen në pyetje.

Ai i ka bërë këto komente në Ditën e Unitetit, e cila përveçse shënon një marrëveshje të vitit 1919, kujton edhe ata që janë vrarë një vit më parë në protestat e Euromaidanit, të cilat kanë rrëzuar presidentin pro-rus, Viktor Yanukovych.

Rusia i ka bërë thirrje Ukrainës që të heqë dorë nga një pjesë e madhe e pushtetit të saj në rajone, përfshirë provincat lindore, të cilat kryesisht kontrollohen nga rebelët pro-rusë.

Por, Poroshenko ka thënë se Ukraina kurrë nuk do të ndahet në federata.

XS
SM
MD
LG