Ndërlidhjet

BQE miraton program masiv për Eurozonën


Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka bërë të ditur se do të derdhë miliarda euro në ekonominë e rënduar të Eurozonës.

Ky institucion do të blejë letra me vlerë, prej 60 miliardë eurosh në muaj, deri në fund të shtatorit 2016.

Blerja e letrave me vlerë do të çojë në shtypjen e 1 trilion eurove.

Banka Qendrore ka thënë se normat e interesit në Eurozonë do të mbahen në nivelin më të ulët, prej 0.05 për qind, ku edhe janë qysh në shtator të vitit 2014.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka thënë se programi do të nisë në muajin mars.

XS
SM
MD
LG