Ndërlidhjet

Vazhdon lufta për aeroportin e Donjeckut


Donjeck, 22 janar 2015.
Donjeck, 22 janar 2015.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se trupat e saj janë tërhequr nga terminali kryesor i Aeroportit të Donjeckut, i cili ka qenë skenë e luftimeve të ashpra në javët e fundit.

Ajo ka thënë se ushtria ka ruajtur kontrollin e disa pjesëve të aeroportit, porse gjashtë ushtarë janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur.

Në një tjetër zhvillim, në qendër të Donjeckut, 13 njerëz janë vrarë kur autobusi me të cilin udhëtonin, është granatuar.

Raportet për viktima vijnë një ditë pasi Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje të përbashkët për fundin e luftimeve.

XS
SM
MD
LG