Ndërlidhjet

"Pikë kthese" te kriza me Ebolën


Ilustrim

Ilustrim

Kriza e Ebolës ka shënuar pikë kthese, kanë thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas saj, vetëm tetë raste të reja janë shënuar javën e kaluar në Liberi, nga kulmi i shtatorit, kur janë regjistruar 500 raste në javë.

Në Guine dhe Siera Leone ka pasur po ashtu rënie të rasteve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shifrat janë më premtueset, prejse ka shpërthyer Ebola në mars të vitit të kaluar.

Ky shpërthim, që konsideorhet më i madhi, ka infektuar 21,724 njerëz dhe ka vrarë 8,641 – shumica e tyre në Siera Leone, Liberi dhe Guine.

XS
SM
MD
LG