Ndërlidhjet

logo-print

Argjentinë: Prokurori “s’është” vetëvrarë


Buenos Aires

Buenos Aires

Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez, ka thënë se është e bindur se vdekja e prokurorit të lartë aregjentinas, Alberto Nisman, nuk ishte vetëvrasje.

Nisman, 51 vjeç, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij të dielën.

Prokurori që ka hetuar vdekjen e tij, ka thënë se ka të ngjarë të jetë vetëvrasje.

Por sot, Fernandez ka hedhur dyshime mbi këtë teori.

Nisman ka qenë duke hetuar një sulm vdekjeprurës në një qender hebreje, që ka ndodhur më 1994 në Buenos Aires.

Ky ka qenë sulmi më i keq terrorist në Argjentinë, i cili ka lënë të vrarë 85 njerëz.

Disa ditë para vdekjes, Nisman ka akuzuar presidenten Fernandez dhe ministrin e Jashtëm, Hector Timerman, për përfshirje në një komplot për të fshehur rolin e dyshuar të Iranit në sulm.

Ai ka vdekur vetëm disa orë para se të jepte detaje për akuzat e tij para një komisioni të kongresit.

XS
SM
MD
LG