Ndërlidhjet

Kerry: IS-i është problem global


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se grupi militant i Shtetit Islamik (IS) është problem global, porse është shënuar përparim në luftën kundër tij.

Pas një takimi në Londër të vendeve të koalicionit, i cili kryen sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, Kerry ka thënë mposhtja e grupit islamist është një detyrë madhore, që nuk ka alternativë.

“Ne kemi bërë përparim dhe do të vazhdojmë të bëjmë”, ka thënë Kerry.

Janë rreth 60 vende në koalicionin që lufton Shtetin Islamik në Siri dhe Irak dhe që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

Koalicioni ka kryer rreth 1,000 sulme kundër IS-it qysh në muajin gusht.

XS
SM
MD
LG