Ndërlidhjet

logo-print

Obama nuk do të takojë Netanyahun


Foto arkivi

Foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nuk do të takojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kur ky i fundit do të qëndrojë në Uashington në muajin mars.

Zëdhënësja Bernadette Meehan ka thënë se kjo është në përputhje me parimin që presidenti nuk takon krerë të shteteve apo kandidatë që janë afër zgjedhjeve.

Izraeli pritet të mbajë zgjedhjet në mes të muajit mars.

Netanyahu do të jetë në Uashington më 3 mars për t’iu adresuar një sesioni të përbashkët të Kongresit.

Ai është ftuar nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, që të flasë para Kongresit, pa u konsultuar me administratën Obama.

XS
SM
MD
LG