Ndërlidhjet

Poroshenko: Rebelët kanë paguar çmim të lartë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se rebelët pro-rusë kanë paguar “çmim të lartë” për përshkallëzimin e sulmeve kundër trupave qeveritare në lindje të Ukrainës.

Poroshenko i ka bërë këto komente në një takim urgjent të sigurisë, pasi Kievi është tërhequr nga mbrojtja disamuajshe e aerportit të Donjeckut.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë sot se trupat e saj janë tërhequr nga terminali kryesor i Aeroportit të Donjeckut, i cili ka qenë skenë e luftimeve të ashpra në javët e fundit.

Në një tjetër zhvillim, në qendër të Donjeckut, 13 njerëz janë vrarë kur autobusi me të cilin udhëtonin, është granatuar.

Raportet për viktima vijnë një ditë pasi Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje të përbashkët për fundin e luftimeve.

XS
SM
MD
LG