Ndërlidhjet

logo-print

SHBA tërheq një pjesë të ambasadës nga Jemeni


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara e kanë larguar nga Jemeni edhe një pjesë të stafit të ambasadës.

Tërheqja e stafit është bërë të enjten, në ditën kur presidenti jemenas, Abd-Rabbu Mansour Hadi, ka dhënë dorëheqje.

Dorëheqja e presidentit jemenas ka rezultuar për shkak se rebelët Houthi i kanë kapur me dhunë një pjesë të institucioneve në Jemen, duke përfshirë edhe pallatin presidencial.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se SHBA-ja e mbështet një tranzicion paqësor në Jemen.

Jemeni ka qenë një aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Al-Qaeda.

Vetëm katër muaj më parë, presidenti Barak Obama, e ka përmendur Jemenin duke thënë se shtë një model i suksesshëm i partneritetit kundër terrorizmit.

Zyrtarët thanë se SHBA nuk e ka ndërmend që ta mbyllë në tërësi ambasadën që gjendet në Sanaa.

XS
SM
MD
LG