Ndërlidhjet

Vaksina testuese kundër Ebolas dërgohet në Liberi


Ilustrim
Ilustrim

Grupi i parë i një vaksine eksperimentale kundër sëmundjes Ebola, po dërgohet për në Liberi.

Dërgesa është ilaqi i parë, potencialisht parandalues, që pritet të arrijë në njërin nga vendet më të goditura.

Vaksina është prodhuar nga kompania britanike GlaxoSmithKline dhe nga Instituti Amerikan i Shëndetësisë.

Vaksina vjen në kohën kur sipas Organizatws Botërore të Shëndetësisë, kriza e Ebolës ka shënuar pikë kthese.

Sipas saj, vetëm tetë raste të reja janë shënuar javën e kaluar në Liberi, nga kulmi i shtatorit, kur janë regjistruar 500 raste në javë.

Në Guine dhe Siera Leone ka pasur po ashtu rënie të rasteve.

XS
SM
MD
LG