Ndërlidhjet

Vdekja e Mbretit rrit çmimin e naftës


Ilustrim

Ilustrim

Çmimet e naftës janë rritur pas vdekjes së mbretit të Arabisë Saudite, vend i cili është eksportuesi më i madh i naftës në botë.

Analistët parashikojnë se me vdekjen e mbretit Abdullah, nuk do të ketë ndryshime të mëdha në politikën e Arabisë Saudite, për sa i përket naftës.

Ata shfaqin mendimin se Arabia Saudite do ta vazhdoj politikën e saj të deritashme.

Refuzimi i Arabisë Saudite për ta ndërprerë prodhimin e naftës, ka bërë që çmimi i naftës në nivel global të ketë rënie.

Por, vdekja e Mbretit, ka bërë që tregjet e naftës të ndihen të pasigurta, për çka edhe e kanë rritur sot për një përqindje të vogël çmimin e naftës.

Në SHBA, gjatë ditës së sotme, çmimi i naftës është rritur për dy për qind.

XS
SM
MD
LG