Ndërlidhjet

Dy të vdekur nga shpërthimi në një gjykatë në Indi


Ilustrim

Ilustrim

Një bombë ka shpërthyer sot në një gjykatë në lindje të Indisë, duke lënë të vdekur së paku dy persona.

Gupteshwar Pandey, zyrtar i lartë i policisë, ka thënë se njëra nga të vdekurit është grua, e cila dyshohet se bombën e kishte vendosur në një thes.

Shpërthimi ka ndodhur në Arrah, që gjendet rreth 65 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Bihar, Patna.

Pandey ka thënë se në mesin e të vdekurve është edhe një polic ndërsa tre të tjerë, sipas tij, janë lënduar.

Ai tha se shpërthimi ka ngjarë në një qeli të gjykatës, ku mbahen të burgosurit që presin për t’ia filluar gjykimi.

Dy nga të burgosurit kanë ikur pas shpërthimit, ka njoftuar një ligjvënës i rajonit.

XS
SM
MD
LG