Ndërlidhjet

Projektligji kundër pjesëmarrjes në konfliktet e huaja në Kuvend


Kosovo - Kosovo Parliament, 18Dec2014.
Kosovo - Kosovo Parliament, 18Dec2014.

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, në të cilën në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për ndalimin e shtetasve të Kosovës, që t'u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit.

Projektligji ka 7 pika, të cilat parashohin sanksione ndaj shkelësve eventual, prej 6 muaj deri në 15 vjet burgim.

Ky projektligj siç thuhet, ka për qëllim mbrojtjen e interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare. Ai ishte shqyrtuar në legjislacionin e kaluar, por nuk arriti të miratohej pasi që vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

XS
SM
MD
LG