Ndërlidhjet

Rritet numri i sulmeve kundër myslimanëve në Francë


Ilustrim

Ilustrim

Numri i incidenteve anti-myslimane në Francë, është rritur që nga sulmet në Paris, ndërsa janë shënuar gjithsej 128 akte të tilla gjatë dy javëve të fundit.

Mbikqyrësi Kombëtar kundër Islamofobisë në Francë, ka njoftuar se 33 akte të tilla kanë ndodhur në dy javët e fundit ndaj xhamive në tërë Francën, ndërsa 95 kërcënime janë raportuar tek autoritetet.

Këto raste kanë ndodhur që nga 9 janari.

Më 7 janar në Paris është sulmuar revista satirike Charlie Hebdo ku kanë mbetuir të vdekur 12 persona ndërsa sulmet kanë vazhduar deri më datën 9 janar, kur nga organet e sigurisë janë vrarë tre militantë.

Nga militantët, për tri ditë, në Paris kanë mbetur të vdekur 17 persona.

Derisa brenda dy javëve në Francë janë shënuar 128 raste kundër myslimanëve, gjatë tërë vitit 2014, sipas mbikqyrësit, janë shënuar 133 sosh.

Në vitin 2014, rastet e sulmeve ndaj myslimanëve kishin shënuar një rënie prej 41 për qind krahasuar me vitin 2013.

“Por edhe shifrat e tashme nuk mund të themi se e reflektojnë realitetin ngase shumë myslimanë nuk duan të paraqesin rastet në mënyrë sistematike, duke menduar se me një kërcënim e tëra përfundon”, ka thënë observatori.

XS
SM
MD
LG