Ndërlidhjet

AI e shqetësuar për maltretimet nga ana e rebelëve në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Amnesty International, ka shfaqur shqetësim në lidhje me një incident gjatë të cilit separatistët në lindje të Ukrainës, i kanë marrë robërit ukrainasë dhe i kanë detyruar që të parakalojnë nëpër qytetin e kontrolluar nga rebelët, Donjeck.

Separatistët të shoqëruar nga lideri i tyre, Aleksandr Zakharchenko, gjatë ditës së djeshme, i kanë detyruar dhjetëra robër që të marshojnë përreth vendit ku një tramvaj është goditur nga një predhë me ç’rast janë vrarë 13 persona.

Të burgosurit, janë detyruar të bien në gjunjë dhe ti nënshtrohen abuzimit verbal dhe fizik nga rebelët.

Videot e shfaqura e paraqesin së paku një të burgosur duke u rrahur nga separatistët në vend publik.

Amnesty International thotë se ajo çfarë ka ngjarë, është shqetësuese.

“Keqtrajtimi i të burgosurve përbën shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare”, ka thënë grupi me bazë në Londër.

Incidenti në lindje të Ukrainës ka ngjarë në kohën e rritjes së luftimeve të cilat nuk po ndalen, pavarëisht përpjekjeve ndërkombëtare për t'i dhënë fund konfliktit.

XS
SM
MD
LG