Ndërlidhjet

5 mijë të vdekur nga konflikti në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se së paku 5 mijë persona kanë vdekur që nga prilli i vitit të kaluar, kur ka filluar konflikti në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Rupert Colville, thotë se në këtë shifër janë të përfshirë edhje 262 persona, të cilët janë vrarë gjatë nëntë ditëve të fundit.

Ditët e fundit, sipas tij, janë periudha më vdekjeprurëse që nga arritja e marrëveshjes në Minsk, më 5 shtator.

Colville iu ka thënë sot gazetarëve në Gjenevë, se sipas të dhënave të tyre, numri i të vdekurve është 5 mijë e 86 persona, por, sipas tij, ka gjasë që ky numër të jetë edhe më i lartë.

XS
SM
MD
LG