Ndërlidhjet

logo-print

Papa familjeve: Flisni me njëri-tjetrin përsëri


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku u bëri thirrje familjeve t’i lënë anash smartfonët dhe rrjetet sociale, dhe të mësojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin përsëri.

Në fjalimin e tij vjetor për Ditën Botërore të Komunikimit të kishës, Papa tha se teknologjia edhe mund ta ndihmojë, por edhe ta ngecë komunikimin mes familjeve.

Si gjë pozitive, ai përmendi mundësinë e komunikimit që sot e kanë familjet që jetojnë larg njëra tjetrës, por tha se teknologjia po ndikon edhe në shmangjen e komunikimin mes vete.

"Sfida më e madhe me të cilën përballemi sot është të mësojmë si të flasim përsëri mes vete, dhe jo thjesht të gjenerojmë dhe të konsumojmë informata", tha Papa.

XS
SM
MD
LG