Ndërlidhjet

Putin fajëson Kievin për eskalimin e situatës


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka fajësuar Kievin për eskalimin e fundit të luftimeve në lindje të Ukrainës, duke thënë se qeveria ka lëshuar një "urdhër zyrtar për të filluar një aksion në shkallë të madhe” kundër separatistëve pro-rusë.

Putini i bëri sot këto deklarata, pasi një lider separatist tha se rebelët të cilët kanë marrë kontrollin e aeroportit të shpartalluar të Donjeckut, u zotuan të marrin gjithë krahinën, shumica e së cilës mbahet ende nga qeveria.

Putini tha se Ukraina nuk i është përgjigjur propozimit të cilin Kremlini thotë se ia ka bërë presidentit ukrainas Petro Poroshenko më herët gjatë javës, duke bërë thirrje për tërheqje të armatimit të rëndë.

XS
SM
MD
LG