Ndërlidhjet

Nigeria: Mund ta mposhtim grupin Boko Haram


Boko Haram
Boko Haram

Nigeria nuk ka nevojë për ndihmë nga Kombet e Bashkuara apo Bashkimi Afrikan për të mposhtur grupin ekstremist Boko Haram, tha këshilltari për siguri i vendit për BBC-në.

Sambo Dasuki tha se Nigeria dhe fqinjët e saj Nigeri, Chadi dhe Camerooni, janë "në formë të mirë për të trajtuar çështjen" e kryengritjes islamike.

Ai bëri me dije se militantët janë një "kërcënim real i sigurisë " dhe tha se afër 50% e ushtrisë së Nigerisë është përqendruar në verilindje.

Boko Haram u shndërrua në lëvizje të dhunshme në vitin 2009. Ky grup thotë se është duke luftuar për të krijar një shtet islamik.

Që nga deklarimi i qeverisë për situatë emergjente 20 muaj më parë në verilindje të vendit, grupi militant u forcua dhe tashmë kontrollon disa qytete, në të cilat ka shpallur kalifat.

Militantët fituan reputacion botëror pas kidnapimit të 200 nxënëseve në muajin prill të vitit të kaluar, të cilat ende nuk janë shpëtuar.

XS
SM
MD
LG