Ndërlidhjet

IS për pengjet japoneze: Afati po skadon


Militantët e Shtetit Islamik kanë postuar nëpër faqe të internetit një paralajmërim se "numërimi ka filluar" për orët kur grupi do të vrasë disa pengje japoneze.

Postimi i bërë sot tregon orën duke numëruar deri te zeroja, bashkë me disa pamje të pengjeve tjera që grupi i ka ekzekutuar me heqje koke.

Militantët e Shtetit Islamik, më 20 janar i caktuan kryeministrit japonez Shinzo Abe, një afat prej 72 orësh për t’i paguar 200 milionë dollarë, në shkëmbim për lirinë e shtetasve japonezë Kenji Goto dhe Haruna Yukaëa.

Ky afat skadoi sot në orën 6:50 në mëngjes.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze Yoshihide Suga u tha gazetarëve në Tokio se qeveria nuk kishte marrë ndonjë porosi nga militantët.

Orë më parë, nëna e Gotos bëri një apel emocional përmes një videoje për rrëmbyesit, duke kërkuar lirimin e djalit të saj.

Më 20 janar, grupi i Shtetit Islamik ka lëshuar një video që tregon dy pengjet, ndërsa një burrë me një theks britanik kërcënonte se do t’i ekzekutonte ata.

XS
SM
MD
LG