Ndërlidhjet

Një koncert i një këngëtari rus është anuluar pasi ai përformoi një këngë që kishte shkruar, e cila kritikonte presidentin Vladimir Putin.

Koncerti i Mikhail Novitskyt ishte planifikuar të mbahej sot në një qendër arti private në Shën Petersburg.

Por, administrata e sallës tha se ky koncert u anulua për shkak të disa arsyeve që ishin “jashtë kontrollit të tyre”.

Novitsky i tha Radios Evropa e Lirë se ai mendon që anulimi u bë për shkak të “Putin, Hello!”, një këngë që ai e kishte kënduar gjatë një mbledhjeje opozitare në Shën Petersburg.

Kjo këngë tall Putinin, duke përmendur ngjarje si masakra në shkollën në Beslan më 2004 dhe tragjedinë e nëndetëses bërthamore në vitin 200.

XS
SM
MD
LG