Ndërlidhjet

MZHE do të përkrahë sektorin privat


Blerand Stavileci
Blerand Stavileci

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se do të përkrah sektorin privat, i cili sipas tij, është promotor i zhvillimit ekonomik.

Stavileci këto deklarata i bëri në një takim më Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun dhe bashkëpunëtorë të tjerë me të cilët ka diskutuar për zhvillimet ekonomike në vend në funksion të përmirësimit të mjedisit biznesor.

Po ashtu, ministri Stavileci ka informuar Gërxhaliun me stadin në të cilin ndodhen projektet e fushës energjetike, e që vlerësohen se do t’i japin impakt zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së ambientit.

Në anën tjetër, Safet Gërxhaliu ka thënë se Oda Ekonomike e Kosovës si akter do të luajë rolin e vetë konstruktiv në përmirësimin e mjedisit për biznesin me theks të veçantë atij vendor.

XS
SM
MD
LG