Ndërlidhjet

Prishtinë: Shefi i NATO-s takon ministrin e Jashtëm


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, tha se gjatë takimit me Sekretarin Gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg, diskutuan për luftën kundër ekstremizmit dhe transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Thaçi tha se Stoltenberg “shprehu vlerësimin e madh për luftën kundër ekstremizmit dhe përshëndeti aprovimin e sotshëm të ligjit kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja”.

“Po ashtu biseduam edhe integrimin në Partneritet për Paqe dhe NATO. U pajtuam që me hapa pragmatikë dhe të koordinuara, Kosova si dhe tërë Ballkani, e kanë të ardhmen e sigurt në familjen euro-atlantike”, shkruan Thaçi.

XS
SM
MD
LG