Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Protestë kundër rritjes së influencës së IS-it


Dhjetëra aktivistë afganë nga organizatat joqeveritare kanë protestuar në Kabul duke kërkuar vëmendjen për, siç thanë ata, rritjen e influencës së militantëve të Shtetit Islamik në Afganista.

Protestuesit u ankuan se qeveria e presidentit Ashraf Ghani është duke injoruar aktivitetet dhe rritjen e grupit militant të Shtetit Islamik – sidomos në qendër të provincës Ghazni.

Këta protestues kërkuan që forcat e sigurisëe afgane të ndërmarrin masa ushtarake kundër militantëve të IS-it në Ghazni dhe provinca tjera.

Qeveria e afgane mohon ekzistencën e Shtetit Islamik në Afganistan, duke thënë se ata që e quajnë veten pjesëtarë të këtij grupi, janë luftëtarë talibënë.

Ministria e Brendshme e Afganistanit i tha Radios Evropa e Lirë se thirrjet e protestuesve janë duke u hetuar dhe se forcat e sigurisë e kanë në kontroll situatën.

XS
SM
MD
LG