Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë


Policia e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka filluar realizimin e një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e 3 persona, të cilët dyshohen se përmes rrugëve ilegale kanë dërguar apo tentuar të dërgojnë shtetasit kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

"Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, i asistuar nga njësitë tjera relevante të këtij departamenti dhe stacioni policor i Gjilanit, ka kryer një operacion të bastisjeve dhe arrestimeve në tri lokacione të ndryshme të Regjionit të Gjilanit", bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate. ​

XS
SM
MD
LG