Ndërlidhjet

Kerry: Ekstremizmi i dhunshëm nuk është feja islame


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po paralajmëron Perëndimin që të jenë të kujdesshëm në lidhje kur i thërrasin ekstremistët e dhunshëm në Irak, Siri, Nigeri dhe vende të tjera, “radikalë islamikë”, edhe pse ata mund të përmendin besimin e tyre si një justifikim për vrasjen e fëmijëve dhe të të tjerëve.

Kerry i ka thënë një audience të liderëve të opinionit në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër se do të ishte një gabim për të fajësuar myslimanët për krime që besimi i tyre i refuzon.

Ai bëri thirrje për një përpjekje globale kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Komentet Kerry nxjerrin në pah një ndarje midis SHBA-së dhe aleatëve të saj më të ngushtë.

Presidenti francez Francois Hollande tha që ekstremizmi islamik është një problem që duhet të kundërshtohet.

Të enjten, sekretari i jashtëm britanik Philip Hammond kërkoi humbjen e asaj që ai e quajti “problemi i ekstremizmit të dhunshëm islamik”.

XS
SM
MD
LG