Ndërlidhjet

Liberi: Vetëm 5 persona me virusin Ebola


Liberia, dikur epiqendër e epidemisë vdekjeprurëse në Afrikën Perëndimorem Ebola, ka vetëm pesë rastet e mbetura të konfirmuara të sëmundjes, tha një zyrtar i lartë shëndetësor të premten, duke theksuar suksesin e vendit në ndalimin e infeksioneve të reja.

Shpërthimi më i keq Ebolas që mbahet mend ka vrarë më shumë se 8.600 njerëz në Liberi, Guine dhe Sierra Leone. Vitin e kaluar, në kulmin e shpërthimit në Liberi, spitalet mbetwn pa shtretër për pacientë të rinj, dhe të prekurit u detyruan të largohen, ndwrsa trupat e pajetw u lanë në rrugë.

Por, përgjigja masive ndërkombëtare, duke përfshirë edhe vendosjen e qindra trupave amerikane për të ndërtuar qendrat e trajtimit, plus një fushatë ndërgjegjësimi publik, ka kontribuar në një rënie të madhe në normat e infeksionit.

"Ne kemi pesë raste të konfirmuara Ebola në Liberi që nga sot," tha zëvendës ministri i shëndetësisë Tolbert Nyenswah, pwr agjencinë Reuters.

"Kjo do të thotë se ne jemi duke shkuar në zero, në qoftë se çdo gjë shkon mirë", tha ai.

XS
SM
MD
LG