Ndërlidhjet

logo-print

Obama në prag të vizitës në Indi


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Autoritetet në Nju Delhi janë duke u përgatitur për vizitën treditëshe të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e cila nis nesër.

Para udhëtimit, Obama i ka bërë thirrje Pakistanit, i cili është fqinj dhe rival i Indisë, që të bëjë më shumë për të shkatërruar strehat terroriste dhe për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmeve terroriste në Mumbai më 2008.

Edhe pse marrëdhëniet midis Indisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tendosura në vitet e fundit, Shtëpia e Bardhë ka shfaqur shpresën për përmirësimin e lidhjeve ekonomike dhe të mbrojtjes.

XS
SM
MD
LG