Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 700 ueb-faqe ekstremiste në Kazakistan


Kazakistan

Kazakistan

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Kazakistan ka njoftuar se rishikimet e saj në Internet, në vitin 2014, kanë gjetur se mbi 700 ueb-faqe kanë përmbajtje që konsiderohet ekstremiste.

Ky institucion ka thënë se, në përpjekje për të luftuar ekstremizmin fetar dhe terrorizmin, ka kontrolluar mbi 100,000 ueb-faqe, vitin e kaluar.

Prokuroria e Përgjithshme i ka dorëzuar informacionet te gjykatat kazake, të cilat më pas kanë urdhëruar bllokimin e 703 ueb-faqeve të natyrës ekstremiste.

Prokurori i përgjithshëm, Askhat Daulbaev, ka thënë se disa nga to janë mbyllur edhe para vendimit të gjykatave.

XS
SM
MD
LG