Ndërlidhjet

Dënohet amerikania që ndihmoi IS-in


Ilustrim

Ilustrim

Një vajzë 19-vjeçe, nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, është dënuar me katër vjet burgim, pasi gjykata federale në Denver e ka gjetur atë fajtore për komplot për të ndihmuar grupin militant të Shtetit Islamik.

Shannon Conley, e cila është konvertuar në Islam dhe veten e saj e quan Halima, ka pranuar fajësinë dhe është pajtuar që të bashkëpunojë me hetuesit.

Ajo është arrestuar në muajin prill, në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, derisa ka bërë përpjekje të marrë fluturimin për në Turqi, nga ku do të udhëtonte për në Siri.

FBI ka thënë se Conley ka nisur një marrëdhënie online me një shtetas tunizian, i cili ka thënë se është anëtar i një grupi ekstremist dhe e ka bindur Haliman që të shkojë në Siri dhe të martohet me të.

Conley ka thënë se i vjen keq për veprimet e saj.

XS
SM
MD
LG