Ndërlidhjet

SHBA lidh vdekjen e Litvinenkos me Kremlinin


Aleksandr Litvinenko, nëntor 2006.
Aleksandr Litvinenko, nëntor 2006.

Një raport në gazetën britanike "The Telegraph" thotë se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka përgjuar komunikimet midis të të dyshuarve kryesorë në rastin e vrasjes së ish-spiunit rus, Aleksandr Litvinenko dhe e lidh helmimin e tij me Qeverinë ruse.

"The Telegraph" ka raportuar sot se Agjencia për Siguri Kombëtare “ka siguruar komunikimet elektronike midis individëve kryesorë në Londër dhe Moskë nga koha kur ish-spiuni është helmuar me material radioaktiv në qendër të Londrës”.

Raporti thotë se dëshmia është dorëzuar tek autoritetet britanike, por do të jetë e papranueshme në gjykatë.

E veja e Litvinenkos, Marina, ka kërkuar nga agjencia amerikane që të zbulojë përgjimet, duke thënë se ato duhet t’i ketë në dispozicion ish-gjykatësi britanik, Robert Owen, i cili drejton hetimin nëntëjavor të vrasjes, që nis më 27 janar në Gjykatën e Lartë në Londër.

Litvinenko, ish-agjent rus, i cili ka nsiur të punojë për shërbimin MI6 të Britanisë, është helmuar me polonium radioaktiv derisa ka qenë duke pirë çaj në një hotel të Londrës më 2006.

Para vdekjes, Litvinenko ka akuzuar presidentin rus, Vladimir putin, për përfshirje në helmimin e tij.

XS
SM
MD
LG