Ndërlidhjet

Obama viziton Mbretin e ri saudit


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të udhëtojë për në Arabinë Saudite më 27 janar, ku do të takojë monarkun e ri, Mbretin Salman.

Për të bërë vizitën, Obama do të ndërpresë për një ditë udhëtimin në Indi, i cili fillimisht ka qenë i paraparë për tre ditë.

Njoftimi vjen derisa personalitete dhe udhëheqës nga e gjithë bota janë duke arritur në Arabinë Saudite për të shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah.

Ky i fundit ka vdekur të premten në moshën 90-vjeçare.

Mbreti Salman, 79 vjeç, pasi ka marrë fronin, ka bërë thirrje për unitet.

XS
SM
MD
LG