Ndërlidhjet

Ukrainë: Vriten 15 civilë, plagosen disa


Mariupol, 24 janar 2015.

Mariupol, 24 janar 2015.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka bërë të ditur për 15 civilë të vrarë dhe 46 të plagosur në qytetin Mariupol, i cili kontrollohet nga forcat qeveritare.

Zyra e kryetarit lokal ka thënë se separatistët pro-rusë kanë sulmuar me raketa Grad një treg të mbushur me njerëz dhe disa ndërtesa të tjera.

Mariupoli shtrihet në Detin Azov, midis territorit të kontrolluar nga separatistët në juglindje dhe Krimesë së aneksuar nga Rusia.

Vullnetarët pro-qeveritarë, të cilët mbrojnë qytetin, janë zotuar se nuk do të tërhiqen.

Luftime të intensifikuara janë raportuar të shtunën në shumë zona të Ukrainës lindore, një ditë pasi lideri separatist, Aleksandr Zakharchenko, ka shpallur ofensivën e re të rebelëve, me qëllim marrjen nën kontroll të të gjithë rajonit të Donjeckut.

Zakharchenko ka thënë se separatistët “nuk do të bëjnë asnjë përpjekje për të folur për armëpushim” në konfliktin 9-muajsh, në të cilin janë vrarë mbi 5,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG